Besa e shqiptarit dhe Holokausti

Gjenevë, 23 mars, 2016 (Arbanon Blog) – Marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe hebrenjve kanë mbetur miqësore për shumë shekuj. Në një nga momentet më të vështira të popullit hebre, shqiptarët qëndruan krah për krah me hebrejët të cilët ishin dstinuar për zhdukje.

Është një ngjarje historike që vlen të manifestohët për të rikujtuar rolin kurajoz të popullit shqiptar për të ndihmuar një popull të përndjekur, të kërcënuar me eliminimin total.

Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, vendët evropiane, njëri pas tjetrit, ranë nën pushtimin nazist. Por një vend evropian u bë një strehë e sigurt për hebrenjtë.

Emri i atij vendi ishte Shqipëria.

Sipas qendrës Yad Vashem e bazuar në Izrael, e cila është e specializuar në dokumentacionin, kërkimin, edukimin dhe përkujtimin e Holokaustit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Herman Bernstein, bëri një deklaratë të shquar në vitin 1934 në lidhje me tolerancën e shqiptarëve ndaj hebrenjve :

“Nuk ka asnjë gjurmë të ndonjë diskriminimi ndaj hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria ndodh të jetë një nga vendet e rralla në Evropën e sotme, ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekzistojnë, edhe pse shqiptarët vetë janë të ndarë në tri fe.”

Shqiptaret dhe BesaËshtë pranuar gjerësisht nga historianët se rreth 2,000 hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore u strehuan në Shqipëri, për të kërkuar strehim dhe mbrojtje nga nazistët. Dhe në fund të Luftës së Dytë Botërore, ka pasur më shumë hebrenj në Shqipëri në fund të luftës se sa në fillim.

Gjatë kohës së luftës, vetëm dy hebrenj u dëbuan nga Shqipëria në kampet e përqendrimit të shpërndara nëpër Evropë. Krahasuar me dëbimin masiv të hebrenjve nga vendet e tjera, pa dyshim, Shqipëria ishte vendi më i sigurt për hebrenjtë.

Pra, si mund të shpjegohen këto veprime heroike?

Shqiptarët janë një popull krenar që kanë mbajtur traditat e tyre në kohën e pushtimit dhe dominimit të forcave të huaj.

Një traditë të veçantë që ka mbijetuar për dekada të tëra është besa shqiptare, një koncept kulturor dhe kodi i nderit që shumë shqiptarë përdorin për të mbajtur fjalët dhe premtimet e tyre.

Qendra Yad Vashem ka vënë në dispozicion shpjegimet e dëshmitarëve që rrezikuan jetën e tyre, për të siguruar strehim dhe mbrojtje hebrenjve.

Unë do të këshilloj që të gjithë personat që janë të interesuar për këtë temë të vizitojnë faqen e internetit të Yad Vashem dhe të mësojnë më shumë rreth rolit  të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ja vlen të ndajmë përshtypjet e Nuro Hoxhës lidhur me rolin e familjes së tij për të shpëtuar hebrenjtë (burimi origjinal marrë nga Yad Vashem: http://www.yadvashem.org/yv/en/exhibitions/besa/hoxha.asp~~HEAD=dobj~~number=plural )

“Si myslimanë të devotshëm në zgjeruam mbrojtjen dhe humanizmin tonë ndaj hebrenjve. Pse ? Besa , miqësia dhe Kurani i shenjtë.”

Qëllimi ishte për të shpëtuar refugjatët hebrenj nga tmerret e kampeve të përqendrimit në Evropë.

Dhe shqiptarët nuk dështuan për të mbajtur premtimet e tyre.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri një vizitë në Izrael. Gjatë konferencës për shtyp që u zhvillua mes zotit Rama dhe Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit e rikujtoj publikun izraelit rreth miqësisë mes shqiptarëve dhe hebrenjve:

“Mendoj se Shqipëria është i vetmi vend ku popullsia hebreje gjatë Holokaustit në fakt u rrit për shkak të strehimit, miqësisë dhe kurajëse që u tregua nga populli i Shqipërisë.

“Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë, dhe vlerësojmë ndjenjën e njerëzimit dhe qytetërimit dhe kurajën që treguat gjatë kohës sonë më të zymtë.

“Ne e dimë se populli i Shqipërisë nuk janë vetëm miq më të mira të bijave të Izraelit, por në periudhën vendimtare të Holokaustit, kanë qëndruar krah për krah me popullin hebre të persekutuar në Evropë,” kryeministri Netanyahu deklaroi gjatë konferencës për shtyp sipas Jewish Press.

Gjatë kohëve të vështira miqtë e vërtetë zbulohen, dhe shqiptarët kaluan testin e provës  falë besës./ Blerim Mustafa

Photo credit: I. Lulani

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s