UNDP: Kosova nuk është e përjashtuar nga ndryshimet klimatike globale

GJENEVË, 23 prill 2015  – Pesë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është duke ndërmarrë hapa për të adresuar sfidat emergjente të botës.

Sfidat e pas-luftës në Kosovë ende kërkojnë mbështetjen dhe përkrahjen e organizatave ndërkombëtare që kanë ekspertizë për të vepruar si një platformë bashkëpunimi për një vend i cili po kërkon të konsolidojë shtetësinë e saj në skenën ndërkombëtare.

Është një fakt i njohur se ndryshimi i klimës dhe degradimi mjedisor mbetet një nga çështjet më shqetësuese në botë.

Sipas një raporti të fundit të publikuar nga Organizata Botërore Meteorologjike, fatkeqësitë e shkaktuara nga rreziqet natyrore janë në rritje dhe përbëjne një kërcënim serioz për disa vende duke përfshirë edhe Gadishullin Ballkanik.

UNDPPrandaj, menaxhimi i rrezikut të fatkeqësive mbetet një temë e rëndësishme për institucionet e Kosovës – Në bashkëpunim të ngushtë me UNDP Kosovo, vendi është duke rritur kapacitetet e saj për të adresuar rreziqet natyrore që rrjedhin nga ndryshimi i klimës dhe degradimi i mjedisit:

“UNDP Kosovë është e angazhuar shumë në mbështetjen e institucioneve të Kosovës për të ndërtuar kapacitete për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë përmes projektit ‘Iniciativa për Zvogëlimin të Rrezikut nga fatkeqësitë në Kosovë (KDRRI).’

“Gjithashtu, shumë aktivitete janë kryer kryesisht në nivel lokal për të ngritur gatishmërinë në rast fatkeqësish, si për shembull: përmbytjet, tërmetet, zjarri, etj.

“Përveç projektit KDRRI, UNDP është gjithashtu aktiv për ndryshimet klimatike në kuadrin e projektit ‘Përkrahje për Zhvillim me Emetim të Ulët’ (SLED).

“Kosova nuk është e përjashtuar nga ndryshimet klimatike globale. Vërshimet e shpeshta të fundit, rreshjet e e dendura dhe rritja e rasteve të rrëshqitjes së tokës si pasojë janë vetëm disa fakte reale që tregojnë se ndryshimet klimatike prekin Kosovën,” UNDP Kosovë thekson për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë.

Angazhimi i UNDP-së përmes KDRRI-së është një përpjekje për të përgatitur institucionet e Kosovës për të rritur gatishmërinë e menaxhimit të rrezikut të fatkeqësive të Kosovës.

Aktualisht, shumë pak aktorë kanë treguar interes në ofrimin e ekspertizës për menaxhimin e rreziqet natyrore.

Prandaj, angazhimet e UNDP-së për të forcuar kapacitetet e menaxhimit të fatkeqësive janë mirëpritur nga qeveria e Kosovës si dhe nga zyrtarët e nivelit lokal.

“Projekti KDRRI nuk ofron përkrahje për gatishmëri ndaj krizave të tilla si lufta, por vetëm për fatkeqësi natyrore të cilat ndodhin në Kosovë.

“Institucionet e Kosovës janë shumë mirënjohëse dhe falenderuese për mbështetjen e UNDP-së në zvogëlimin dhe menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë ngase aktualisht ekzistojnë numër i vogël i donatorëve që vënë vëmendjen në këtë fushë.

“UNDP ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjitha institucionet relevante në nivel lokal dhe qendror. Bashkëpunimi gjatë planifikimit dhe implementimit të aktiviteteve është në nivel të shkëlqyer e cila rezulton në zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të përbashkëta,” UNDP Kosovë nënvizon për Presheva Jonë.

Rritja e ndërgjegjësimit publik mbi rreziqeve natyrore

Viti 2013 ka shënuar 50 vjetorin e një prej tërmeteve më shkatërrimtar në Gadishullin Ballkanik.

Më 26 korrik të vitit 1963, humbën jetën përafërsisht 1.070 persona dhe u lënduan 3.000 të tjerë pas një tërmeti, më një magnitudë prej 6.1 sipas shkallës Richter, që goditi qytetin e Shkupit, duke shkaktuar dëme edhe në Kosovë.

Një nga rajonet me rrezik të lartë sizmik në Kosovë janë rajonet lindore të vendit.

Në vitin 2013, UNDP, UN Volunteers, Save the Children dhe Federata Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq (IFRC) në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, Kryqin e Kuq të Kosovës dhe Komuna e Gjilanit kanë mbajtur një stërvitje të urgjencës në shkollën fillore “Selami Hallaqi” në qytetin e Gjilanit për të ndërtuar kapacitete për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë.

Sipas statistikave të UNDP-së, 19 komuna në Kosovë kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare Reduktimin e Rrezikut të Katastrofave për të rritur ndërgjegjësimin publik rreth rreziqeve të lidhura me rreziqet natyrore – kjo mund të konsiderohet një arritje të shquar pasi gati përfshin të gjitha komunat e Kosovës.

Përveç kësaj, UNDP “mbështet ndërgjegjësimin publik me broshurat që kanë të bëjnë me vetëmbrojtjen gjatë tërmeteve, përmbytjeve, zjarreve, orteqeve dhe thatësirave (kursimit të ujit),” sipas zyrës së kësaj organizate në Kosovë.

Broshurat sigurojnë informacion të dobishëm rreth rreziqet natyrore, masat parandaluese dhe proceset për të njoftuar shërbimet emergjente në zonat e prekura.

Sipas UNDP-së, broshura të ngjashme janë shtypur në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve dhe Personave me Shikim të Dëmtuar për komunitetin me shikim të dobësuar, posaçërisht në rajonet më të prekura në Kosovë.

Përveç kësaj, UNDP është gjithashtu aktiv në përgatitjen e strategjisë për menaxhimin e burimeve ujore dhe trajtimin e ndryshimit të klimës në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës.

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes Strategjisë për Menaxhimin e Ujit dhe të Strategjisë për Ndryshime Klimatike po zbaton masat për të trajtuar zbutjen dhe adaptimin ndaj rrezikut nga ndryshimet klimatike.

“Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme përmes Strategjisë për zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë (e cili aktualisht është duke u finalizuar dhe ende nuk është miratuar nga qeveria e Kosovës) përmes legjislacionit do të koordinoj zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore,” UNDP Kosovë ka deklaruar për Presheva Jonë./ Blerim Mustafa

Photo credit: UNDP Kosovo

* This article was written by the author in his personal capacity. The opinions expressed in this article are the author’s own and do not represent the view of Leidar

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/undp-kosova-nuk-eshte-e-perjashtuar-nga-ndryshimet-klimatike-globale/

UNDP1

UNDP 2

UNDP3

UNDP4

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s