Sommaruga: RFJ ishte kryesisht përgjegjëse për situatën gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë

SONY DSCDr. Cornelio Sommaruga, ish-Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) dhe ambasadori i mëparshëm të Zvicrës, thotë për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë se Republika Federale e Jugosllavisë (RFJ) ishte kryesisht përgjegjës për situatën në Kosovë gjatë luftës.

GJENEVË, 11 Dhjetor, 2014 – Dr. Sommaruga deklaron për Presheva Jonë së Republika Federale e Jugosllavisë duhet të ketë marrë masa për të parandaluar zhvendosjen e shqiptarëve duke deklaruar që “Republika Federale e Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi) ishte kryesisht përgjegjës për situatën gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.”

Ish-Presidenti i KNKK gjithashtu nënvizoi se nuk duhet harruar “luftën guerile e opozitës kosovare” për shkak të luftimeve që u zhvilluan ndërmjet Ushtrisë Jugosllave dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duke theksuar se regjimi në Beograd duhet të ketë bërë më shumë për të “shmangur sulmet direkte ndaj civilëve dhe dëbimin e popullsisë së Kosovës që të ikin në male dhe pyje dhe madje edhe të largohen nga vendi.”

Komentet e tij erdhën mbas mbajtjës e një seminari mbi të ardhmen e doktrinës Përgjegjësinë për të Mbrojtur (R2P) e cila u mbajt në zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë që mblodhi pjesëmarrës nga misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Australisë, Hungarisë, Ruandasë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) dhe Këshilli i Evropës (KE).

Për më tepër, në fjalën e tij për panelistët në këtë seminar, Dr. Sommaruga theksoi se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbetet sot institucioni i duhur për të vlerësuar shkeljeve të të drejtave të njeriut nga shtetet sovrane kundër qytetarëve të vet në qoftë se ata kanë të bëjnë me “shkallë të madhe të humbjes së jetës” dhe “në shkallë të madhe të pastrimit etnik.”

Kryesisht përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët nga shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut, duke përfshirë shkeljen e normave të cilat konsiderohen si jus cogens, qëndron mbi shtetet sovrane sipas ish-kryetarit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).

“Përgjegjësia e një shteti sovran është gjithashtu dhe mbi të gjitha për të mbrojtur njerëzit e saj (qytetarët e saj kombëtare) nga vrasja dhe dëmtime të tjera të rënda.

“Kjo është më themelore dhe fundamentale e të gjitha përgjegjësive që sovraniteti imponon në qeverisjen.

“Nëse një shtet nuk mund ose nuk do të mbrojë popullin e saj shkeljet e tilla, pastaj një ndërhyrje për qëllime të mbrojtjes së njeriut, duke përfshirë ndërhyrjen në fund të fundit ushtarake, nga të tjerët në komunitetin ndërkombëtar, mund të justifikohet në raste ekstreme.”

Parimi i integritetit territorial nuk duhet të përdoret për të justifikuar shkeljet e të drejtave të njeriut

Parimi i integritetit territorial është një element qendror i shtetësisë së një shteti sovran. E drejta ndërkombëtare njeh se një shtet sovran është sovran në një territor të caktuar dhe ka përgjegjësinë për mbrojtjen përfundimtare nga ndërhyrjet e jashtme në punët e saj të brendshme.

Mirëpo, sovraniteti dhe integriteti territorial i shteteve nuk duhet të përdoret për të justifikuar shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj qytetarëve.

Dr. Sommaruga përmendi “përgjigjen joadekuate ndaj gjenocidit në Ruandë” dhe “jo parandalimin e spastrimit etnik në Srebrenicë” si shembuj adequate.

Në vitin 2005, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi doktrinën R2P

për të inkurajuar shtetet sovrane për të ofruar siguri njerëzore ndaj qytetarëve të saj, por edhe inkurajimin e bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë shtetet që të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre.

Ish-Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Ministri i Jashtëm i mëparshëm i Nikaraguas, Dr. Miguel D’Eskoto Brockmann, paralajmëroi në vitin 2005 që doktrina R2P nuk duhet të përdoret për të zbatuar axhenda të fshehta ose duke përdorur standarde të dyfishta për të justifikuar një ndërhyrje duke shkelur sovranitetin e një vendi.

Dr. Sommaruga pajtohet më këtë pikëpamje dhe beson se gjashtë kriteret e përcaktuara nga Komisioni Ndërkombëtar për Intervenim dhe Sovranitet Shtetëror, e themeluar nga Qeveria e Kanadasë në vitin 2000, duhet të zbatohet për të justifikuar një ndërhyrje duke përfshirë “autoritet e duhur, shkaqet e duhura, qëllimi i drejtë, mjeti i fundit, proporcionaliteti dhe perspektivat të vlefshme.”/ Blerim Mustafa

Photo credit: Réveil FM

* This article was written by the author in his personal capacity. The opinions expressed in this article are the author’s own and do not represent the view of Leidar

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/sommaruga-republika-federale-e-jugosllavise-ishte-kryesisht-pergjegjese-per-situaten-gjate-viteve-1998-1999-ne-kosove/

Sommaruga 5

Sommaruga 6

Sommaruga 7

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s