Segregimi i grupeve etnike në Ballkan një shenjë paralajmëruese për konflikte të reja

GJENEVË, 18 mars 2015 – Dr. Steinar Bryn, këshilltar i lartë në Qendrën Nansen për Dialog dhe Paqe dhe një nga kandidatët për Çmimin Nobel të Paqes të këtij viti, paralajmëron që segregimi i grupeve etnike në Ballkan është një shenjë paralajmëruese për konflikte të reja në rajon, raporton agjencia e lajmeve Presheva Jonë.

“Qendra Nansen për Dialog dhe Paqe është duke punuar për të forcuar integrimin dhe që gjeneratat e reja duhet të rriten me respekt dhe me mirëkuptim për njëri-tjetrin.

“Ne jemi duke punuar për neutralizimin e segregimit e shoqërive të ndara. Kosova dhe Serbia janë vende multietnike, por është e qartë që grupet etnike janë të ndara.

“Kjo është një shenjë paralajmëruese për konflikte të reja. Kjo nuk është vetëm një problem në Serbi dhe në Kosove. Ne e shohim të njëjtën situatë në Kroaci, Maqedoni, si dhe në vende të tjera si në Belgjikë, Francë, Angli dhe Norvegji (Oslo).”

Qendra Nansen për Paqe dhe Dialog luan një rol themelor në përmirësimin e marrëdhënieve ndër-etnike në Ballkan.

Dr. BrynMe mbështetjen e Ministrisë Norvegjeze të Punëve të Jashtme, UNDP, UNICEF dhe partnerë të tjerë, Qendra Nansen ka krijuar me sukses disa shkolla ​​dygjuhëshe në zonat multi-etnike në gadishullin ballkanik.

Shkolla të ngjashme janë gjithashtu themeluar në Luginën e Preshevës në qytetin e Bujanocit, duke përfshirë shqiptarët dhe serbët, dhe në Vukovar të Kroacisë me qëllim për të rritur bashkëpunimin ndërmjet serbëve dhe kroatëve.

Në këto shkolla, konfrontimi është kthyer në bashkëpunim me dialog afatgjatë të iniciuar nga kjo organizatë.

Dr. Bryn thekson për Presheva Jonë se ndarja ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në Ballkan, të cilët përjetuan luftëra të gjata si pjesë e shpërbërjes së Jugosllavisë, nuk duhet të lihen mënjanë. Ai pohon se qeveritë mund të luajnë një rol kyç në trajtimin e kësaj çështjeje.

“Këshilla ime për qeverite është që desegregimi duhet të trajtohet me më shumë vëmendje. Niveli i tanishëm i segregimit, ku njerëzit dinë shumë pak për njëri-tjetrin, është i rrezikshëm.

“Fëmijët duhet të mësojnë gjuhën, kulturën dhe traditat e njëri-tjetrit. Mundësi të tilla duhet të krijohen në fushat e sportit, kulturës dhe jetës politike.”

Ish-Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova një mbështetës i misionit tone

Sipas Dr Bryn, ish-Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka shprehur mbështetjen e tij për këtë organizatë duke deklaruar që ai u takua më Dr. Ibrahim Rugovën dhe që “kemi pasur një komunikim të mirë dhe ai ka shprehur mbështetjen e tij për punën tonë.”

Pas shpërthimit të konfliktit në Kosovë, Dr. Rugova ishte një mbështetës i përpjekjeve paqësore për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë.

Dr. Bryn thekson se “Rugova u konsiderua si një pacifist. Ai ka marrë pjesë në bisedimet e Rambujesë, por roli i tij u reduktua në mënyrë të qartë.”

Në përputhje me vizionin e Rugovës, nevoja për dialog dhe komunikimit ndërpersonal në mes të grupeve të ndryshme etnike në Ballkan janë metoda që aplikohen nga Qendra Nansen.

Për të përmirësuar komunikimin ndëretnik, shkolla ​​dygjuhëshe konsiderohen si modele për të zbutur tensionet ndëretnike dhe për të rritur besimin në mesin e grupeve etnike.

“Ne njerëzit duhet të mësojnë si të jetojnë së bashku. Segregimi i serbëve dhe shqiptarëve është shqetësuese për mua.

“Fakti se ata kanë jetë të ndara dhe që nuk kanë një gjuhë të përbashkët kufizon njohuritë e tyre për njëri-tjetrin. Në këtë situatë është shumë e lehtë për prindërit dhe mësuesit për të komunikuar një imazh armiqësor,” nënvizon Dr. Bryn për Presheva Jonë.

Respektimi i të drejtave të njeriut është thelbësore për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike

Në lidhje me bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja mes Serbisë dhe Kosovës, Dr. Bryn beson që “përparimi i bisedimeve mes Serbisë dhe janë duke shkuar mire.” Megjithatë, ai beson se komunikimin në nivel të lartë në mes politikanëve serbë dhe kosovarë “nuk reflekton komunikim në terren.”

Megjithatë, Dr Bryn inkurajon Kosovën dhe Serbinë të vazhdojnë dialogun për të krijuar një qëndrim më pozitiv në terren dhe për të inkurajuar bashkëpunimin ndëretnik në mesin e serbëve dhe shqiptarëve, i cili është i ndikuar nga mosbesimi pas fundit të konfliktit në Kosovë.

“Përmirësimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës në nivel të lartë ka krijuar një qëndrim më pozitiv ndaj komunikimit dhe bashkëpunimit përtej ndarjes etnike. Prandaj është më lehtë sot, më pak resistence nga qeveritë, se disa vjet më parë.”

Bashkimi Evropian (BE) në një numër rastesh ka bërë të qartë Kosovës dhe Serbisë që normalizimi i marrëdhënieve është një kërkesë kryesore për tu bërë anëtare e BE-së.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka sugjeruar një shkëmbim territorial ndërmjet Serbisë dhe Kosovës si një zgjidhje përfundimtare për të normalizuar marrëdhëniet mes dy shteteve.

Kjo do të lejojë që Veriu i Kosovës të bëhet pjesë e Serbisë dhe Lugina e Preshevës të bashkohët me Kosovën.

Dr. Bryn beson që një shkëmbim territorial nuk është një zgjidhje praktike.

Ai sugjeron që të dy qeveritë duhet të respektojnë më mirë të drejtat e njeriut për të përmirësuar marrëdhëniet etnike.

“Ne jetojmë në shekullin e 21-të. Unë nuk besoj se një shkëmbim territorial është mënyra për të zgjidhur problemet.

“Në mënyrë ideale, nuk duhet të ketë lidhje nëse një serb apo një shqiptar jeton në Serbi apo në Kosovë.

“Nëse të drejtat e njeriut janë më të mira në një vend se sa në një vend tjetër, unë besoj në ndryshimin e kushteve për të drejtat e njeriut, se sa në shkëmbimeve territoriale,” Dr Bryn nënvizon për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë. / Blerim Mustafa

Photo credit: Nansen Center for Peace and Dialogue

* This article was written by the author in his personal capacity. The opinions expressed in this article are the author’s own and do not represent the view of Leidar

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/segregimi-i-grupeve-etnike-ne-ballkan-nje-shenje-paralajmeruese-per-konflikte-te-reja-sipas-ekspertit-norvegjez/

Nansen Dialogue Center Skopje

Segregimi 1

Alsabeegh 5

Segregimi 3

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s