Presheva Jonë promovon poezi në gjuhën shqipe më Shoqërinë e Shkrimtarëve të OKB-së

DSCN0591.JPG

Blerim Mustafa prezanton për herë të pare poezi në gjuhën shqipe për Shoqërinë e Shkrimtarëve të OKB-së (UNSW) në Gjenevë.

GJENEVË, 24 janar 2015 – Agjencia e lajmeve Presheva Jonë është ftuar dje për të marrë pjesë në një mbrëmje letrare të organizuar nga Shoqata e Kombeve të Bashkuara e Shkrimtarëve (UNSW) anëtarët e të cilit janë ish dhe anëtarë të stafit aktuale të Kombeve të Bashkuara (OKB).

DSCN3329 (2)“Presheva Jonë” mori pjesë në sesionin vjetor e organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kombeve të Bashkuara (OKB) për të 19-tin vit radhazi, me 23 janar, në shtëpinë e redaktorit dhe direktorit i revistës letrare të OKB-së (Ex Tempore), Dr. Alfred de Zayas, Eksperti i Pavarur i OKB-së për promovimin e rendit demokratik dhe të barabartë.
Marko Stanovic, President i UNSW dhe ekonomist në UNCTAD ka mirëpritur anëtarët prej gjashtëdhjetë entuziastë dhe theksoi që objektivat e kësaj shoqate është për të promovuar paqen dhe mirëkuptimin përmes letërsisë.

Screen Shot 2015-01-24 at 15.30.09Më 14 gusht 1989, Shoqata e Shkrimtarëve të Kombeve të Bashkuara u themelua nga tre anëtarë te stafit të OKB-së: Alfred de Zayas (SHBA), Sergio Chavez (Argjentinë) dhe Leonor Sampaio (Brazil) të cilët besuan që anëtarët të stafit të OKB-së kishin potencial për të shkruar letërsi, poezi dhe tregime të shkurtra – dhe jo vetëm raporte dhe rezoluta për çështje të ndryshme. 25 vjet më vonë, Shoqata e Shkrimtarëve e ka provuar pikën e tij se ka talent të konsiderueshme për argëtim dhe letërsi.

Gjatë kësaj mbrëmje, shkrimtarët lexuan poezi në arabisht, anglisht, frëngjisht, rusisht dhe spanjisht, gjermanisht dhe latinisht. Për herë të pare janë prezantuar poezi në gjuhën shqipe brenda këtij komuniteti nga Blerim Mustafa i cili përfaqësoi agjencine e lajmeve Presheva Jonë.

Screen Shot 2015-01-25 at 19.31.26Në shkurt 2014 Presheva Jone ka nisur një konkurs për poezi me Dr. de Zayas për të promovuar poezi në gjuhën shqipe me komunitetin diplomatik në Gjenevë.

Poezia me titullin “Një Dashuri” nga poeti Bilall Maliqi, përfaqësuesi i shoqatës të shkrimtarëve në qytetin e Preshevës, dhe një poezi të vetë-shkruar nga Blerim Mustafa me titullin “Atdheu im”, u prezantua për publikun.

Pjesëmarrësit gjatë kësaj mbrëmje ishin të përfaqësuar nga organizata të tilla si UNOG, UNHCR, ILO, OHCHR dhe UNCTAD.

DSCN3339Për Presheva Jonë, Dr. de Zayas deklaroi: “Botimi i fundit i Ex Tempores ka treguar edhe një herë se brenda stafit të OKB-së ka talent të konsiderueshëm letrare që duhet të njihet përtej kufijve të OKB-së. Revista jonë është gradualisht duke u pranuar nga bibliotekat të shumta të tilla si Bibliotekën e Kongresit, Biblioteka e OKB-së, Bibliothèque de la Cité në Gjenevë, Bibliothèque Nationale Suisse në Bernë, Deutsche Nationalbibliothek dhe Bibliothèque nationale de France dhe shumë të tjerë.”

Unë do të doja të falënderoj Shoqërinë e Shkrimtarëve të OKB-së për këtë mbrëmje të këndshme dhe gjithashtu inkurajoj anëtarët shqiptarë të stafit të OKB-së dhe diplomatët shqiptarë në Gjenevë të kontribojnë në sesionin vjetor në vitin 2016 të Ex Tempores./ Blerim Mustafa

* This article was written by the author in his personal capacity. The opinions expressed in this article are the author’s own and do not represent the view of Leidar

** Disclaimer: Blerim Mustafa represented Presheva Jone as a freelance news reporter and is not associated as staff

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/presheva-jone-promovon-poezi-ne-gjuhen-shqipe-me-shoqerine-e-shkrimtareve-te-okb-se-unsw/

De zayas blog

UN Writers

UN Writers 2

UN Writers 3

UN Writers 4

PJ komente

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s