Presheva Jonë merr pjesë në një seancë në OKB për të promovuar diversitetin kulturor

GJENEVË, 24 mars 2015 – Në lidhje me Ditën Botërore të Poezisë të vitit 2015, agjencia e lajmeve Presheva Jonë ka qenë e ftuar për të marrë pjesë në një seancë të mbajtur sot në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë për të promovuar diversitetin kulturor.

Seanca u organizua nga Misioni i Përhershëm i Sulltanatit të Omanit në Kombet e Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë dhe nga Qendra e Gjenevës për Avancimin e të Drejtat e Njeriut dhe Dialogut Global.

Ndër folësit kryesorë në këtë ngjarje, ishte Ms Ruth Hahn-Weinert, Kryetare e Aktiviteteve të Komitetit Kulturore të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, duke përfaqësuar Michael Moller Drejtori i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Në komentet e saj gjatë hapjes së seancës për publikun. Znj Weinert theksoi se poezia bashkon njerëzit.

Më tutje, Ambasadori Abdulla Nasser Al Rahbi duke përfaqësuar Misionin e Përhershëm të Omanit falenderoi Qendrën e Gjenevës për Avancimin e të Drejtave të Njeriut dhe Drejtorin Ekzekutiv Zotëri Imad Zuhairi, për nismën dhe bashkëpunimin e tyre për këtë mbrëmje.

Gjithashtu, Ambasadorja Maria Fernanda Espinosa nga Misioni i Përhershëm të Ekuadorit, si dhe poeti sirian Z. Ali Ahmed Said Esber kanë mbajtur fjalime për publikun.

Në gjithësi, 27 pjesëmarrës kanë qenë të ftuar për të paraqitur poezi në gjuhën e tyre duke e bërë këtë mbrëmje një mozaik kulturore.

OKB_April2015Dr. Alfred de Zayas, Eksperti i Pavarur i OKB-së për promovimin e rendit demokratik dhe të barabartë, dhe zotëri Marko Stanovic President i Shoqatës e Kombeve të Bashkuara e Shkrimtarëve (UNSW) gjithashtu mori pjesë në këtë ngjarje për të përfaqësuar komunitetin të shkrimtarëve OKB-së.

Dr. de Zayas, i cili është edhe President i PEN International Centre Suisse Romand dhe redaktor i përgjithshëm i revistës letrare të OKB-së Ex Tempore komentoi:

“Ndjenjat të shprehura në poezi demonstrojnë në bashkësinë e të gjitha qenieve njerëzore, qoftë afrikane, amerikane, aziatike apo evropiane, qoftë katolik, mysliman apo budist. Është misioni i Kombeve të Bashkuara dhe më veçanërisht të UNESCO-s për të promovuar mirëkuptimin njerëzor përmes literaturës, sikur Karta e PEN International e cila bashkon të gjithë autorët në aspiratën e përbashkët për të jetuar në paqe dhe harmoni me njëri-tjetrin.”/ Blerim Mustafa

Photo credit: Blerim Mustafa

* This article was written by the author in his personal capacity. The opinions expressed in this article are the author’s own and do not represent the view of Leidar

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/presheva-jone-merr-pjese-ne-nje-seance-ne-okb-per-te-promovuar-diversitetin-kulturor/

UN Poetry 1

UN Poetry 2

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s