Eksperti norvegjez: Fyerjet gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri jashtë normave civilizuese

norvz11Oslo, 30 Tetor, 2014 –  Profesori i njohur norvegjez për studime ballkanike në Universitetin e Oslos, Svein Mønnesland, konsideron që fyrjet që ndodhen gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në kryeqytetin e Serbisë në Beograd të jenë jashtë normave civilizuese.

Fyerjet ndodhën gjatë kualifikimit për kampionatin evropian Euro 2016 kur tifozët serbë përdoren fjalë fyese dhe ksenofobike të tilla si “Vrisni shqiptarët” dhe “Vdekje shqiptarëve” ndaj kombëtares shqiptarë:

“Sloganet e tilla nuk janë vetëm ksenofobe, ata janë jashtë normave civilizuese. Edhe pse tifozët e futbollit janë të njohur të jenë nacionalist, unë nuk kame pritur se kjo do të ndodhë në epokën e sotme me fjalë të tilla,” thotë profesor Mønnesland për agjencine e lajmeve Presheva Jonë.

Pas një dron i telekomanduar nga persona ende të panjohur u shfaq mbi fushën e lojës në minutën 42, tifozët serbë pushtuan fushën dhe sulmuan lojtarët shqiptare, të cilat pësuan lëndime.

Një karrige është përdorur për të sulmuar lojtarin Bekim Balaj, ndërsa ai ishte duke u përpjekur për të hequr dronin nga fusha. Për shkak të arsyeve të sigurisë, arbitri anglez Martin Atkinson urdhëroi skuadrat të braktisin fushën. Ekipi kombëtar i Shqipërisë kane pohuar se ishin psikologjikisht dhe fizikisht të paaftë për të vazhduar lojën. Më 24 tetor, Serbia u shpërblye me një fitore 3-0 ndaj Shqipërisë, por Serbisë i hiqen 3 pikë pas incidenteve që ndodhën në Beograd. Të dy federatat e futbollit kanë njoftuar se do të apelojë vendimin.

Më tutje, eksperti norvegjez shpjegon për Presheva Jonë se sporti nuk duhet të përzihet me politikë. Përveç incidentit më dronin, gjatë ndeshjes, tifozët serbë kishin edhe parulla me mesazhe politike të cilat ju referuar Kosovës si pjesë e Serbisë.

“Unë nuk e di se kush ishte përgjegjës për dronin. Në çdo rast ajo ishte një provokim i papranueshëm. Mesazhet e tilla politike nuk kanë asgjë për të bërë në një arenë sportive.”

Agresioni në mes të serbëve dhe shqiptarëve burojnë nga injoranca ndaj njëri-tjetrit

Shqiptarët dhe serbët kanë pasur marrëdhënie të trazuara për shumë dekada, duke krijuar përçarje dhe marëdhënie të tensionuara.

Në vitin 2008, Kosova ka vendosur që të shpallë pavarësinë nga Serbia pas propozimeve të Martti Ahtisaarit, ish-të dërguarit të posaçëm të OKB-së, i cili sugjeroi pavarësi për Kosovën nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, pas përfundimit të Luftës në Kosovë

Serbia ka refuzuar vazhdimisht të pranojë pavarësinë e Kosovës, e cila tashmë është njohur nga shumica e shteteve anëtare të OKB-së.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte planifikuar të vizitojë Serbinë në të ardhmen, e cila do të jetë vizita e parë e një kryeministri shqiptar që nga viti 1946.

Vizita shihet si një mundësi për të trajtuar çështje të rëndësishme në mes të serbëve dhe shqiptarëve.

Profesor Mønnesland beson gjithashtu se agresioni mes serbëve dhe shqiptarëve është rezultat i injorancës ndaj njëri-tjetrit dhe inkurajon politikanët shqiptarë dhe serbë të bashkëpunojnë për të reduktuar tensionet etnike.

“Është e rëndësishme që njerëzit, pra qytetarëve të thjeshtë, tregojnë se ata nuk ndajnë urrejtje. Kjo mund të bëhet nëper shkolla, në media, etj.

“Agresioni në mes të serbëve dhe shqiptarëve burojnë nga injoranca ndaj njëri-tjetrit. Politikanët duhet të përpiqen për të gjetur mënyra të bashkëpunimit, për shkak se tensionet nuk është në interes të askujt,” përfundon zoteri Mønnesland për agjencine e lajmeve Presheva Jonë./ Blerim Mustafa

Photo credit: NRK, The Times

* This article was written by the author in his personal capacity. The opinions expressed in this article are the author’s own and do not represent the view of Leidar

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/eksperti-norvegjez-fyerjet-gjate-ndeshjes-serbi-shqiperi-jashte-normave-civilizuese/

Tweet Telegrafi

Eksperti norvegjez

Eksperti norvegjez 2

Eksperti norvegjez 3

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s