Eksperti i OKB-së dr. de Zayas: E drejta e lirisë së shprehjes është subjekt i kufizimeve

dezzDr. Alfred de Zayas nënvizon nevojën për të ushtruar të drejtën e lirisë së shprehjes me përgjegjësi, dhe për të respektuar nderin dhe reputacionin e të tjerëve, në veçanti besimet fetare dhe sensibilitetet siç përcaktohet në nenet 18, 19 dhe 20 të Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR), e cila në mënyrë specifike dënon nxitjen e urrejtjes racore apo fetare.

 

GJENEVË, 13 janar 2015 – Eksperti i Pavarur i OKB-së për promovimin e rendit demokratik dhe të barabartë, Dr. Alfred de Zayas, deklaroi për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë se e drejta e lirisë së shprehjes, e sanksionuar në nenin 19 të Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR), është vendimtare për një shoqëri demokratike, duke vënë në dukje, megjithatë, se kjo nuk është një e drejtë absolute dhe duhet të ushtrohet në kontekstin e të drejtave tjera të sanksionuar në konventat e ndryshme, e cila mund të sjellë kufizime të caktuara me qëllim për të parandaluar diskriminimin dhe nxitjen të dhunës kombëtare, racore apo fetare.

 

Ekspert i Pavarur i OKB-së, se bashku me diplomaten spanjolle Dr. Aurea Roldan Martin, kanë botuar një artikull në revistën prestigjioze Netherlands International Law Journal mbi rolin e Komitetit për të drejtat e njeriut të OKB-së për të shqyrtuar çështjet në lidhje me ligjet blasfemike, përdorimi i satires dhe ligjet e kujtesës.

 

Dr. Alfred de Zayas thekson se “ndërsa liria e mendimit nuk mund të kufizohet, liria e shprehjes gjithmonë ka përgjegjësi të veçanta, dhe është subjekt i kufizimeve të arsyeshme sipas nenit 19 (3) të Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike.

 

“Si në shumë rrethana të tjera, mund të ketë drejta që konkurrojnë dhe interesa që përplasen që duhet të merren merren në konsideratë dhe të balancohen.”

 

Në lidhje me karikaturat e Charlie Hebdo, “një kompromis të arsyeshëm ndërmjet lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë për të respektuar nderin dhe reputacionin e të tjerëve” duhet të ishte arritur sipas Dr. de Zayas

 

Në prag të publikimit të filmit “Innocence of Muslims” (Pafajësia e myslimanëve”), në YouTube, ish-Komisionerja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Dr. Navi Pillay, ka konsideruar filmin si “qëllimisht provokues” dhe ka bërrë thirrje për protesta paqësore.

 

Dr. de Zayas beson se dinjiteti i njeriut kërkon respekt për pikëpamje të ndryshme fetare dhe traditat e ndryshme duke deklaruar se “për miliona qenieve njerëzore, feja është pjesë e identitetit të tyre dhe kyq për vlerat e tyre dhe mirëqenien personale. Feja është e mbrojtur nga Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike si një drejtë e pacënueshme. Vetëm në qoftë se ne e respektojmë njëri-tjetrin mund të arrijmë një rend paqësor dhe të drejtë.”/ Blerim Mustafa

Photo credit: UN

* This article was written by the author in his personal capacity. The opinions expressed in this article are the author’s own and do not represent the view of Leidar

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/eksperti-i-okb-se-dr-de-zayas-e-drejta-e-lirise-se-shprehjes-eshte-subjekt-i-kufizimeve/

Caballero 3

Caballero 2

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s