Eksperti amerikan flet për përfshirjen e shqiptarëve në “Shtetin Islam” (IS)

Përfshirja e shqiptarëve në Shtetin Islam (IS) përforcon stereotipet negative për shqiptarët sipas ekspertit amerikan Stephen Sylejman Schwartz autor i disa librave dhe i cituar për pikëpamjet e tij mbi një sërë çështjesh në Wall Street Journal dhe Huffington Post.

GJENEVË, 27 shkurt 2015 – Eksperti amerikan Stephen Sylejman Schwartz, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Pluralizëm Islamik me seli në Washington, SHBA, thotë për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë se përfshirja e shqiptarëve në Shtetin Islam (IS) ndikon negativisht në reputacionin e shqiptarëve.

“Përfshirja kontribuon në stereotipet e këqij dhe nga pretendimet e rreme se lufta çlirimtare e Kosovës ka qenë një përpjekje xhihadiste.

“Si në raste të tjera, radikalët islamikë janë duke bërë punën e Serbisë në dobësimin e reputacionit të shqiptarëve.”

Kosova dhe Shqipëria janë një nga vendet në Evropë me popullsi me shumicë myslimane.

Pas shfaqjes së IS në Lindjen e Mesme, disa shqiptarë janë bashkuar kësaj organizatë për të mbështetur përpjekjet e Shtetit Islamik

SSSNë lidhje me marrëdhëniet e ngushta të Shqipërisë dhe Kosovës me SHBA-në, eksperti amerikan beson se përfshirja e shqiptarëve “është shkatërruese dhe e rrezikshme për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve.”

Pavarësisht se Shteti Islam (IS) është përcaktuar si një organizatë terroriste nga SHBA, Kanada, Indonezia dhe Turqia, dhe nga organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara (UN), rreth 250 shqiptarë janë bashkuar kësaj organizatë në Siri dhe Irak.

Për më tepër, eksperti amerikan thekson se mbështetja për IS në mesin e myslimanëve në Ballkan përfshin disa faktorë si stagnimi ekonomik, ideologjia radikale (rrallë) dhe dëshira për t’u hakmarrë krimet e kryera nga regjimi i Asadit në Siri.

“Tentativat në zhvillim në mes të muslimanëve autoktonë në Ballkan, në lidhje me mbështetjen për IS, duket të përfshijë një bashkim i ideologjisë radikale islamike (rrallë), pretendimet personale, dëshpërimet të shkaktuara nga disavantazhet ekonomike, papunësisë veçanërisht të lartë, aventurizmi, dhe kriminaliteti.

“Në të njëjtën kohë, nuk mund të injorohet masakrat tronditëse nga regjimi i Asadit dhe dëshirën e shumë muslimanëve sunitë në botë për t’iu përgjigjur mizorive të tilla.

“Dështimi i fuqive botërore për të vepruar kundër regjimit të Damaskut kanë ndihmuar në krijimin e Shtetit Islamik (IS). Disa vite më pare, une kam paralajmëruar publikish kunder kësaj ngjarjeje në Uashington.”

Në lidhje me veçantitë që rrethojnë me kthimin e luftëtarëve në vendet përkatëse, zotëri Schwartz beson se riintegrimi nuk është një opsion dhe beson se Kosova dhe Shqipëria duhet të marrin masa për të kriminalizuar përfshirjen e shqiptarëve në IS.

Ekspertët e inteligjencës kanë paralajmëruar në shumë raste luftëtarët e kthyer mund të kryejnë sulme kur kthehen në vendet e tyre.

“Unë nuk e shoh riintegrimin si një opsion. Përfshirja në luftimet në Siri dhe Irak duhet të dënohet nga ulema islamik në Ballkan dhe të kriminalizohet nga qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë,” thotë eksperti amerikan për Presheva Jonë. / Blerim Mustafa

Photo credit: White House staff

* This article was written by the author in his personal capacity. The opinions expressed in this article are the author’s own and do not represent the view of Leidar

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/eksperti-amerikan-flet-per-perfshirjen-e-shqiptareve-ne-shtetin-islam-is/

Stephen Schwartz 3

Stephen Schwartz 4

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s