Dr. Serwer: Shtetet e rajonit të parandalojnë incidentet si ajo e Kumanovës

GJENEVË, 17 qershor 2015 – Dr. Daniel Serwer, profesor dhe këshilltar i lartë në Qendrën për Marrëdhënie Transatlantike në Johns Hopkins School of Advanced Studies, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë shpreh shqetësim e tij në lidhje me përsëritjen e mundshme të incidenteve të dhunshme si në Kumanovë.

Eksperti amerikan, me një përvojë të gjatë të përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike në mes të serbëve dhe shqiptarëve, beson se shtetet e rajonit duhet të marrin iniciativa të përbashkëta për parandalimin e incidenteve ndëretnike që mund të vënë paqen dhe stabilitetin në rajon në rrezik.

“Sigurisht. Gjithmonë incidente të këtij lloji mund të ndodhin. Kjo është puna e shteteve të rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Maqedoninë, për të parandaluar incidente të tilla,” Dr. Serwer thotë për Presheva Jonë.

Më 9-10 maj, përleshjet e dhunshme u zhvilluan në mes të një grupi të armatosur të përbërë nga persona të armatosur dhe policinë e Maqedonisë në qytetin e Kumanovës.

Serwer II18 të vrarë dhe dhjetëra persona të plagosur është bilanci tragjik në një nga përleshjet më të dhunshme në Maqedoni.

Një hetim i plotë për ngjargjet në Kumanovë pritet të bëhet në të ardhmen.

Më 18 mars, kandidatii norvegjez për Çmimin Nobel për Paqe 2015 dhe këshilltar i lartë në Qendrën Nansen për Paqe dhe Dialog, Dr. Steinar Bryn, ka deklaruar për Presheva Jonë se ndarja e grupeve etnike në Ballkan është një “shenjë paralajmëruese për konflikte të reja.”

Eksperti norvegjeze bëri thirrje për integrim më të afërt në mes të grupeve të ndryshme etnike në Ballkan për të ndaluer tensionent ndëretnike të cilat mund të rezultojnë në incidente të dhunshme.

Dialogu Serbi-Kosovë po përparon, mungojnë zbatimet

Dr. Serwer gjithashtu komenton në lidhje me dialogun Serbi-Kosovë e mbështetur nga Bashkimi Evropian (BE). Raundi i parë i diskutimit u zhvillua në Bruksel në vitin 2011 dhe ka rezultuar në disa takime në mes të Kryeministrit të Kosovës dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç.

Pavarësisht progresit gjatë diskutimeve, zbatimi i marrëveshjeve të arritura gjatë bisedimeve dypalëshe mungojnë, një pikëpamje e mbështetur nga eksperti amerikan.

“Mendoj se rezultati është i mirë, por zbatimi mungon. Unë do të doja të shoh të dyja palët të shqyrtojnë këtë çështje,” sipas Dr. Serwer.

Veç kësaj, Dr. Serwer është i bindur se Serbia në të ardhmen do të njohë pavarësinë e Kosovës dhe dhe do të dërgojë një ambasador në Prishtinë para se të bëhet pjesë e BE-së.

Ai gjithashtu beson se Kosova do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara (OKB) – Kosova njihet aktualisht nga 109 shtete anëtare të OKB-së.

“Po, besoj. Unë gjithashtu besoj se Beogradi një ditë do ta njohë Kosovën dhe do ta dërgoj një ambasador atje. Por mos më pyesni kur. Gjithë çka di është se kjo duhet të ndodhë para se Serbia të hyjë në BE,” Dr. Serwer ka deklaruar për Presheva Jonë.

Blerim Mustafa

Photo credit: Voice of America

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/dr-serwer-shtetet-e-rajonit-duhet-te-parandalojme-incidente-te-ngjashme-si-ne-kumanove/

Serwer Alb article

SE ALB

BM

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s