Dr.Csurgai: “Serbia e Madhe” dhe “Shqipëria e Madhe” ide jo e mirë për stabiltetin në rajon

D

Prof.dr.Gyula Csurgai, Drejtor i Institutit Nderkombëtar për Studime Gjeopolitike në Gjenevë: Nga një pikëpamje demografike, Shqipëria e Madhe i referohet një realitet etnik. Nga një pikëpamje politike, ky projekt do të shkaktojë destabilitet në rajon ashtu sikur “Serbia e Madhe.”

GJENEVË 06 Nëntor, 2014 – Dr. Gyula Csurgai, Drejtor i Institutit Nderkombëtar për Studime Gjeopolitike në Gjenevë në një intervistë për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë ka deklaruar se idete apo pretendimet për “Serbi të Madhe” apo “Shqipëri të Madhe” nga nacionalistët serbë apo shqiptarë nuk i ndihmojnë paqes, përkundrazi ndikojnë negativisht në stabilitetin rajonal.

“Nga një pikëpamje demografike, ‘Shqipëria e Madhe’ i referohet një realitet etnik. Nga një pikëpamje politike, ky projekt do të shkaktojë destabilitet në rajon. Projektet apo idetë për ‘Serbi të Madhe’ dhe ‘Shqipëri të Madhe’ ndikojnë negativisht në stabilitetin rajonal dhe në ndërtimin e besimit.”

Dr. Csurgai gjithashtu komenton në lidhje me idenë e shkëmbimeve territoriale ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe beson se komuniteti ndërkombëtare nuk mund të pajtohet me këtë ide.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar për media të ndryshme, duke përfshirë edhe Presheva Jone, se zgjidhja më e mirë për t’i dhënë fund tensioneve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve është shkëmbimi i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë duke lejuar veriun e Kosovës të bëhet pjesë e Serbisë ndërsa Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e Kosovës.

“Aktualisht, komuniteti ndërkombëtar nuk mund të pajtohet me këtë ide. Për më tepër, në një nivel evropian, nuk ka asnjë mekanizëm për të kryer ndryshimet e negociuara kufitare. Në të ardhmen, për shkak të ndryshimeve të mundshme gjeopolitike, çështja e kufijve mund të ndodh në Evropën Perëndimore dhe Lindore dhe në Ballkan.

“Evolucioni i konfigurimeve gjeopolitike në Ukrainë, Moldavi, Belgjikë, dhe në Kataloni, mes tjerash, mund të fillojë një diskutim rreth ndryshimit të kufijve në Evropë,” thotë Dr. Csurgai për Presheva Jone.

Një shkëmbim i mundshëm territorial midis Serbisë dhe Kosovës mund gjithashtu të ndikojë në të ardhmen e vendeve të tjera në rajon me pakica të mëdha etnike.

Në Maqedoni, shqiptarët përbëjnë më shumë se 25% të popullatës. Në korrik 2014, demonstrata të dhunshme shpërthyen në kryeqytetin e Maqedonisë në Shkup, kur shqiptarët protestuan kundër burgimit të përjetshëm të 6 shqiptarëve të dyshuar për vrasjen në Smilkovc.

Udhëheqësi serb i Bosnjes Milorad Dodik ka kërcënuar dhe paralajmëruar se do të mbajë një referendum për të lejuar Republikën Srpska të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina në qoftë se vendi nuk bëhet një konfederatë trepalëshe.

“Rreziku është që ky process mund të hapë Kutinë e Pandorës, sepse një numër të konsiderueshëm të vendeve të Evropës mund të kërkojë një lloj të ndryshimit të kufijve.

“Ndikimi i parë mund të jetë në Bosnjë; ky shtet mund të ndahet në dy-tre entitete. Për shkak të faktorëve gjeo-demografike, Maqedonia dhe Mali i Zi mund edhe të përfshihen,” thekson Dr. Csurgai për Presheva Jone.

Një zgjidhje më e mirë do të ishte bashkëpunimi ndërkufitar në kuadër të politikave rajonale

Integrimi evropian mbetet lartë në axhendën e shumë shteteve në Ballkan. Shqipëria ishte vendi i fundit që u konfirmua si vend kandidat i Bashkimit Europian (BE) në vitin 2014.

Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë filluar dhe avancuar bisedimet me Bashkimin Europian (BE) për t’u bashkuar BE-së.

Bosnja dhe Kosova ende nuk janë bërë vende kandidatë për shkak të çështjeve politike. Të dy shtetet duhet të ndërmarrin hapa të mëtejshme për të filluar negociatat e pranimit me BE-në.

Dr. Csurgai gjithashtu beson se e ardhmja e Ballkanit qëndron në integrimin evropian dhe inkurajon vendet e rajonit që të përqëndrohen më shumë në bashkëpunimin ndërkufitar.

“Një zgjidhje e mirë do të ishte bashkëpunimi ndërkufitar në kuadër të politikave rajonale. Ky proces ka treguar ndikimin e saj pozitiv në vendet e Bashkmit Evropian.

“Objektivi kryesor duhet të jetë eliminimi i barrierave të kufijve politikë duke lejuar shkëmbimet ekonomike, kulturore dhe politike. Vendet e vogla në Evropën Juglindore duhet të rrisin bashkëpunimin rajonal në këtë logjikë.

“Në vend të ndryshimeve të kufijve, integrimi rajonal dhe hapja e kufijve do të jetë një rezultat më pozitiv për shqiptarët dhe vendet fqinje,” thotë Dr. Csurgai për Preshevës Jone.

Pas ndeshjes midis Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Tiranës kanë mbetur të tensionuara pas incidenteve që ndodhën në fushën e lojës.

Vizita e paralajmëruar e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Serbi, fillimisht i planifikuar të mbahet në tetor, u shty për shkak të incidenteve në Beograd.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka thëksuar për agjencinë e lajmeve Reuters se Shqipëria është gati për të hapur një “kapitull të ri në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shqipërisë.”

Eksperti hungarez pajtohet me këtë pikëpamje dhe beson se pajtimi në mes të serbëve dhe shqiptarëve është e mundur duke i bërë thirrje të dy shteteve të mësojnë nga Franca dhe Gjermania.

“Pajtimi është e mundur dhe e nevojshme në mes të këtyre dy kombeve. Ata mund të mësojnë nga Franca dhe Gjermania, që u pajtuan pas Luftës së Dytë Botërore,” thekson Dr. Csurgai për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë./ Blerim Mustafa

Photo credit: International University in Geneva

* This article was written by the author in his personal capacity. The opinions expressed in this article are the author’s own and do not represent the view of Leidar

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/dr-csurgai-pretendimet-per-serbi-te-madhe-dhe-shqiperi-te-madhe-nuk-i-kontribuojne-stabiltetit-ne-rajon/

Dr. Csurgai

Dr. Csurgai 2

Dr. Csurgai 3

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s