Banorët në Kosovë inkurajojnë eksperten e OKB-së për të adresuar të drejtën për banim

LeilaniGJENEVË, 11 qershor 2015 – Pas vizitës së saj dy ditore në Kosovë për të adresuar situatën mbi të drejtën për banim, Raportuesja Speciale e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për banim adekuat, Leilani Farha deklaron për Presheva Jonë se shumë prej banorëve në Kosovë prej të cilëve ajo ka takuar, kanë inkurajuar eksperten për të trajtuar gjendjen e tyre në lidhje me të drejtën për banim të përshtatshëm.

Deklarata vjen pas njoftimin e saj të fundit për shtyp, ku ajo theksoi mospërputhjen e thellë në mes të ligjit dhe realitetit të drejtën për banim të përshtatshëm në Kosovë.

“Unë jamë mirëpritur ngrohtësisht në shtëpitë e shumë familjeve në Kosovë. Një numër i intervistave të mia ishin mjaft emocionale. E drejta për banim luan një rol themelor në jetën e shumicës së njerëzve.

“Kam mësuar se për grupe të veçanta të rrezikuara, kushtet e banimit nuk janë adekuate, mungon qasje në shërbimet themelore të tilla si ujë të pijshëm dhe energji elektrike, dhe se banorët shpesh nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të paguar për këto dhe të tjera nevoja.

“Nuk është çudi, këto kushte joadekuate ishin tronditëse për ata që kam intervistuar, veçanërisht kur ata mendonin se nuk ishin në gjendje për të siguruar në mënyrë adekuate kushtet për fëmijët e tyre. Banorët treguan se me pak mundësi për punësim në dispozicion, ata e gjetën të pamundur për të përmbushur nevojat e tyre.

“Shumica e banorëve me të cilin kamë folur, kanë pasur një kërkesë modeste: që ata të jenë në gjendje të gëzojnë të drejtën e njeriut për banim të përshtatshëm, duke përfshirë qasje në energji elektrike të përballueshme dhe të ujit dhe kanalizimeve,” Znj Farha ka deklaruar për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë./Blerim Mustafa

Photo credit: United Nations

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/ekspertja-e-okb-se-leilani-farha-ne-kosove-hendek-i-thelle-ne-mes-te-ligjit-dhe-realitetit/

Leila 1

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s