Balkanspring: Produktet kosovare prezantohen për herë të parë në Norvegji

norvproddOSLO, 23 Nëntor, 2014 – Balkanspring ka marrë pjesë në panairin më të madhë me punime artizanale JuleExpo 2014 i cili u mbajt në qytetin Lillestrom të Norvegjisë gjatë kësaj jave. Kjo është hera e parë që Kosova dhe prodhimet e saj prezantohen ne këtë panair tradicional, transmeton agjensia e lajmeve Presheva Jonë.

Falë mbështetjes financiare të Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë, prodhuesve të Kosovës të cilët janë pjesë të Balkanspring i’u është ofruar mundësia të ju prezantohen dhe promovohen produktet e tyre në këtë panair dhe në tregun ndërkombëtar.

“Ne kete panair kemi arritur qe per here te pare ta prezantojme Kosoven dhe produktet e saj ne Norvegji, ku ka pase interesim per produktet tona dhe gjithashtu kemi rene ne kontakt me prodhues te ndryshem ne Norvegji, ne menyre qe kur te kthehemi ne Kosove ti vendosim ne kontakt me prodhues tane dhe ne kete forme te vazhdojne bashkepunimin,” thotë Kosovare Krasniqi drejtoreshë ekzekutive e kompanisë Athene për Presheva Jonë.

Ky panair organizohet çdo vit dhe ka rreth 22 000 vizitorë nga vende të ndryshme, ndërkaq qëllimi i tij është të shesë dhe promovojë produkte të punuara me dorë nga prodhues të ndryshëm artizanalë dhe të krijojnë mundësi të bashkëpunimit.

Në këtë panair, prodhuesit që janë pjesë e kësaj platforme kanë prezantuar veshmbathje kualitative e unike për femra e meshkuj të të gjitha moshave, përfshi edhe për fëmijë, akcesorë të ndryshëm, dhurata speciale për festat e fundvitit, shalle, këpucë, etj..

Balkanspring.com është një platformë e cila për qëllim ka promovimin dhe shitjen e produkteve vendore në tregun ndërkombëtar përmes së cilës përfituesit më të mëdhenj janë prodhuesit por edhe vet ekonomia e Kosovës. Ky projekt është iniciuar nga “Athene Project Management” dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë./ Blerim Mustafa

Photo credit: Balkan Spring

* This article was written by the author in his personal capacity. The opinions expressed in this article are the author’s own and do not represent the view of Leidar

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/produktet-kosovare-prezantohen-per-here-te-pare-ne-norvegji/

norvProdusct

 

 

 

 

 

 

 

 

Balkanspring

Balkanspring 2

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s