Romani shqiptar fiton mbështetjen e shoqatës të literaturës angleze PEN England

LONDËR, 30 Prill 2014 – Autorja shqiptare Elvira Dones ka fituar mbështetjen e PEN England, dhe romani i saj “Hana”, do të jetë i paraqitur në librari të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar në muajin maj, njofton agjencina e lajmeve “Presheva Jonë”.

Elvira Dones do të jetë në Britani të Madhe gjatë 19-21 maj për të marrë pjesë në disa mbrëmje letrare dhe të për të paraqitur librin e saj që është përkthyer në anglisht nga Clarissa Botsford.

Ismail Kadare lidhur me këtë lajm të mirë, ka shkruar nder tjera se “është ky lajm shum i mirë për letart shqipe dhe jam tejet i lumtur se krijuesja jonë Elvira Dones është ndër më të mirat e shkrimtarëve të Shqipërisë dhe publikimi i saj në anglisht është një lajm i shkëlqyer.”

elviraDones1PEN England është qendra themelues i një shoqate të shkrimtarëve në mbarë botën me 145 qendra në më shumë se 100 vende dhe ka vendosur tani për të mbështetur romanin shqiptar.

“Në gjykimin tim, romani i Donesit nuk është gjë tjetër veçse një metaforë e fatit të Shqipërisë, të cilën, afro pesëdhjetë vjetë diktaturë, e shtrënguan të denatyrohet, të ndërrojë “seks”, zakone e mënyrë të jetuari, pra e tjetërsuan, dhe vetëm kësisoj mund të shpjegohen konvulsionet dhe rropatjet sot e gjithë ditën drejt rrugës së gjatë e të vështirë të kthimit te vetvetja. Hana, alias Mark Doda, nuk është vetëm një qenie me seksualitet të ndrydhur, por një krijesë që ka humbur shpirtin, dhuntinë për t’i dhënë jetë letrës së bardhë dhe frymë fjalëve të rëndomta…” ka shkruar Elvira Dones rreth librit të saj, të posabotuar “Hana”./Blerim MUSTAFA

Photo Credit: elviradones.com

* This article was written by the author in his personal capacity. The opinions expressed in this article are the author’s own and do not represent the view of Leidar

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/romani-shqiptar-fiton-mbeshtetjen-e-shoqates-te-literatures-angleze-pen-england/

Romani

Romani 2

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s