Oslo, MPJ norvegjeze: Zgjedhja e kryeministrit të Kosovës cështje e kosovarëve

hilde_steinfeldt11OSLO– 17 Qershor 2014 – Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë mirëpret zgjedhjet parlamentare në Kosovë duke pohuar për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë se zgjedhjet e Kosovës në përgjithësi ishin të rregullta dhe se zgjedhja e kryeministrit të Kosovës eshte cështje e kosovarëve.

“Zgjedhjet ishin transparente dhe u zhvilluan në mënyrë të rregullt. Njerëzit kanë shprehur të drejtën e tyre demokratike për të votuar, pavarësisht nga disa parregullsi të raportuara nga vëzhguesit. Zgjedhjet ishin një hap përpara në konsolidimin e demokracisë së Kosovës,” ka deklaruar sot për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”  znj. Hilde Steinfeld zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë me seli në Oslo.

Për më tepër, Ministrisë e Punëve të Jashtme gjithashtu komentoi në lidhje me pjesëmarrjen e pakicës serbe duke e përshkruar pjesëmarrjen e tyre si “një moment historik” për Kosovën.

“Ne mirëpresim pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, dhe pjesëmarrja e konsiderueshme në shumë vendvotime. Sjellja paqësore e zgjedhjeve në veri është një moment historik për Kosovën dhe pakica serbe në vend,” vashdon me tutje komunikata nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Përveç kësaj, Ministria e Punëve të Jashtme edhe komentoj për nominimin e mundshëm të kryeministrit të ri të Kosovës duke u shprehur së: “Kush do të jetë kryeministri i ri i Kosovës kjo eshte nje qeshtje e brendshme e Kosovës dhe ata jane qe duhet të vendosin për qeverinë e re..” ka pohuar zyrtarja nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë/ Blerim Mustafa

Photo credit: http://www.paraplyen.nhh.no

* This article was written by the author in his personal capacity. The opinions expressed in this article are the author’s own and do not represent the view of Leidar

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/oslo-mpj-norvegjeze-zgjedhja-e-kryeministrit-te-kosoves-ceshtje-e-kosovareve/

MPJ Norvegji

MPJ Norvegji 2

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s