Kosovare Krasniqi: Mirësevini në Balkanspring

kosokrasnq11PRISHTINË 19 Mars 2014 – Javën që lam pas në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë është hapur Balkan Spring kompani kjo e inicuar nga “Athene Project Management” dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Balkan Spring është një platformë online (http://balkanspring.com)  që ndimon prodhuesit vendorë për të shitur produktet e veta në tregun ndërkombëtar.

Gjatë prezantimit ne hotelin Sirius në Prishtinë të hënën, u mbajtën fjalime nga Ambasadori norvegjez, HE. Jan Braathu, themeluesja e Athenes, Astrid Green, drejtorja Kosovare Krasniqi dhe personalitete të ndryshme lidhur me këtë platformë. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Presheva Jone, Kosovare Krasniqi shpjegon për idetë kryesore që nderlidhen dhe qëndrojnë pas kësaj iniciative:

Edhe me produkte “lobohet” për Kosovën përmes Balkan Spring në Prishtinë duke promovuar ato në tregun ndërkombëtar

Presheva Jone: Athene Project Management u themelua në vitin 2001. A mund të na shpjegoni për misionin e saj kryesor?

kosokrasnqz11Kosovare Krasniqi: Athene Project Management ka filluar me një ekip të vogël dhe efikase në vitin 2001. Misioni ynë është për të mbështetur dhe për të përmirësuar sektorin e biznesit në vendet në zhvillim, me një orientim të veçantë në krijimin dhe drejtimin e qendrave të inovacionit dhe të biznesit. Ne jemi të përfshirë në shumë projekte që nga fillimi deri në fund, duke përfshirë planifikimin dhe implementimin të ndryshme të një projekti.

Presheva Jonë: Cilat janë angazhimet e Athenes ndaj kësaj ngjarje dhe ndaj rajonit të Ballkanit?

Kosovare Krasniqi: Balkan Spring është një nga projektet tona më të fundit në Kosovë, me qëllim të ofrimit të një platforme të ndërlidhjes për prodhuesit vendor të Kosovës dhe për të shitur prodhimet e tyre online tek klientët ndërkombëtarë. Kjo platformë ofron produktë të kualitetit të lartë, tradicionale dhe modern, si rroba, këpucë, artikuj dhuratë dhe produkte kozmetike. Është një projekt me të cilin ne kemi filluar më shumë se gjysmë viti më parë me fondet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, dhe ne jemi të lumtur për të parë se si ekipi ynë arriti për të realizuar këtë projekt.

Presheva Jone: Dy fjalime u mbajtën nga Athene gjatë ngjarjes. Cilat ishin pikat kryesore?

Kosovare Krasniqi: Deri më sot, ne kemi më shumë se 30 prodhues shqiptarë, serbë, goranë dhe romë, të cilët kanë rënë dakord për të paraqitur prodhimet e tyre unike të punuar me dorë. Duke pasur parasysh investimet e fundit në sektorin e-commerce në Kosovë nga ana e sektorit bankar dhe zhvillimin e disa bizneseve të reja, që mundësojnë shitjen e produkteve jashtë vendit, Balkan Spring ka mundësuar të sjellë një kanal virtuale e eksportit të produkteve kosovare për konsumatorët në të gjithë boten. Balkan Spring është vetëm një nga projektet e shumta të financuara nga Ministria Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe të zbatuara nga Athene Project Management në Kosovë, si Innovation Centre Kosovo, Wominnovation e tjerë. Balkan Spring (http://balkanspring.com) do të jetë një sukses dhe një faktor motivues për të ndihmuar më tej zhvillimin ekonomik të Kosovës.

 

Presheva Jone: Si mund të promovojë Kosova produktet e saj në këtë platformë?

Kosovare Krasniqi: Balkan Spring është një nga shumë mjetet teknologjike në dispozicion në ditët e sotme për të promovuar produkteve të eksportit në tregjet ndërkombëtare. Ne e dimë se vendet e vogla, që ballafaqohen në fazat zhvillimore si Kosova, përballen me vështirësi në eksportimin e produkteve të tyre në tregjet ndërkombëtare dhe kjo është edhe më e vështirë për prodhuesit vendas. Kjo është arsyeja pse ne kemi planifikuar dhe krijuar Balkan Spring (http://balkanspring.com) për të kapërcyer keto pengesa. Ne nuk shpresojmë që dotë ndodhë një mrekulli ose një eksport “boom”, por do të ketë ndryshime dhe njerëzit do të jenë në gjendje për të shitur dhe për të offruar produkte në mbarë botën.

Presheva Jone: Gjashtë vite kanë kaluar tashmë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, si i konsideroni sfidat kryesore të Kosovës?

Kosovare Krasniqi: Duke qenë të përfshirë me projekte në Kosovë në katër vitet e fundit, në kemi pasur mundësi për të parë si tregu i brendshëm është zhvilluar dhe si një ambient është ndërtuar për komunitetin e biznesit. Kosova përballet me shumë sfida, por shumë vende të zhvilluara, madje, kanë sfida të tilla, dhe në këtë mënyrë ne mendojmë se kjo i bën gjërat edhe më të mirë, pasi që sfidat të japin mundësi dhe mundësitë të japin ndërmarrje të reja, vende të reja pune, ide të reja dhe më shumë zhvillim. Ende ka punë për të bërë në lidhje me imazhin e shtetit, pasi ka ende shumë aspekte negative në lidhje me Kosovën dhe më Ballkanin, por me më shumë projekte nga rajoni, dhe duke u përpjekur për të bërë një ndikim në nivel global, situata po ndryshon dhe gjithashtu vëmendja dhe opinioni ndërkombëtar./ Blerim MUSTAFA

Photo credit: Balkan Spring

* This article was written by the author in his personal capacity. The opinions expressed in this article are the author’s own and do not represent the view of Leidar

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/kosovare-krasniqi-miresevini-ne-balkan-spring/

Kosovare Krasniqi

Kosovare Krasniqi 2

Kosovare Krasniqi 3

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s