Fondacioni i Oliver K. Stiftung: Khan nuk ka ndihmuar shqiptarët gjatë Luftës në Kosovë

KahnMYNHEN, 28 Shtator, 2014 -Në një komunikatë për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë, foundacioni Oliver Kahn Stiftung, e themeluar nga ish-portieri i mirënjohur gjerman Oliver Kahn, informon që zotëri Kahn kurrë nuk ka bërë donacione për refugjatët shqiptarë gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, informon agjencija e lajmeve Presheva Jonë.

Ky reagim vjen pas Presheva Jone vendosi të kontaktoj foundacionin Oliver Kahn Stiftung, aktualisht me seli në qytetin e Mynihut në Gjermani, duke kërkuar një koment nga ish-portieri Oliver Kahn, në lidhje me donacionet e tij të pretenduara për refugjatët kosovarë në vitin 1999, ka informuar se ai nuk ka dije se ai i ka bërë donacione për të ndihmuar dhe për të ofruar mbështetjen e tij për refugjatët shqiptarë gjatë luftës në 1999:

«Për fat të keq ne nuk dimë asgjë për një donacion nga Oliver Kahn për viktimat e Kosovës. Kjo është arsyeja pse Oliver Kahn nuk mund të bëjë ndonjë koment për këtë,» informon Dr. Julia Kramer nga Bordi i foundacionit të Oliver Kahn Stiftung për Presheva Jonë.

Në disa forume, ende spekulohet për rolin e Oliver Kahnit gjatë Luftës në Kosovë dhe donacionet e tij duke pretenduar se ai ka dhuro më shumë se 100,000 marka gjermane (përafërsisht 50,000 euro) për refugjatët shqiptarë gjatë Luftës në Kosovë, duke përfshirë edhe personalitete të tjera të njohura gjermane.

Oliver Kahn ka qenë portieri i klubit bavarez Bayern Munich nga viti 1994 deri në vitin 2008 dhe ka përfaqësuar ekipin kombëtar gjerman, ku ai ka luajtur 86 ndeshje duke përfshirë edhe disa përfaqësime në Kupën e Botës në futboll.

Siq ka njoftuar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” dihet se nga yjet e sportit botëror  Kosovën , refugjatët apo nxënësit shqiptarë kishin ndihmuar Zinedin Zidan dhe Ronaldo me nga 1 milojn euro gjatë luftes në Kosovë. Gjatë vitit 1999, më saktësisht më 27 nëntor, Ronaldo kishte qëndruar në Gjakovë, për ta përuruar rindërtimin e një shkolle në bashkëpunim me ‘Caritas’ dhe me lejen e klubit të Interit. Zinedin Zidan është ambasador i parë i OKB-së në fushatën kundër varfërisë, ai ka ndihmuar Shqipërinë po ashut me një million franga. «Tash pas çlirimit të Kosovës, shqiptarët kanë mundësi të kenë sportin dhe futbollin me standarde botërore, » ka deklaruar ylli i futbollit botëror për « Presheva Jonë » ./ Blerim Mustafa

Photo credit: IGOL

* This article was written by the author in his personal capacity. The opinions expressed in this article are the author’s own and do not represent the view of Leidar

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/oliver-kahn-stiftung-kahn-nuk-ka-bere-donacione-per-refugjatet-shqiptare-gjate-luftes-ne-kosove/

Oliver Kahn 2

Oliver Kahn

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s