Evropës po i vjen një “Zidan shqiptar” Rocky Lekaj, futbollisti nga Norvegjia

futalbOSLO, 16 Janar 2014 – A keni dëgjuar ndonjëherë për Rocky Lekaj? Ai është futbollist shqiptar nga Kosova (me shtetësi norvegjeze), i cili është bërë futbollisti me i ri nga Norvegjia që ka luajtur ndonjëherë në sistemin e ligës angleze të futbollit: në vitin 2007, në moshën 17 vjeç ai ka luajtur për klubin anglez Sheffield Wednesday. Emri dhe fotografitë e tij kanë pushtuar faqet e para të mediave norvegjeze. Pas 3 vjetësh, ai u kthye në Norvegji për të luajtur për Sandefjordin dhe më vonë për ekipin Lyn në Adeccoligaen, në ligën të dytë më të lartë të futbollit ne Norvegji. Ekipi degradoi për arsye financiare, por futbollisti shqiptar vazhdon të përparojë në karrierën e tij. Aktualisht, ai luan për klubin Raufoss, ku ka shënuar gola te shkelqyshme. Lekaj shpjegon sukseset dhe karrierën e tij në futbollin perëndimor në një intervistë për “Presheva jonë” me qendër në Zvicër.

Rocky Lekaj, vitet e fundit ju keni marrë vëmendjen e mediave nga mediat norvegjeze në lidhje me karrierën tuaj të futbollit. Na tregoni pak kush jeni?
Jam Rocky Lekaj, nga Kosova, Peja. Kam qenë lojtari më i ri norvegjez, i cili ka luajtur në ligën profesionale të futbollit në Angli, Sheffield Wednesday. Pasi u ktheva nga Anglia,  kam luajtur në nje klub në Adeccoligaen për klubin Lyn në Norvegji. Tani unë luaj për klubin Raufoss. Në vitin 2013 kam shënuar 24 gola.

Rocky Lekaj: Po të më ftojnë vij luaj me Kombëtaren e Shqipërisë

futalbabab1Pse vendosët për të luajtur futboll dhe jo një tjetër sport?
Sepse unë e kam dashur gjithmonë futbollin dhe kam luajtur futboll që kur kam qenë i vogël.

Si ishte të luaje në Sheffield Wednesday në Angli si një adoleshent?
Ishte shumë formuese për mua si lojtar. U ndjeva se kisha kryer diçka të madhe duke qenë në një moshë të tillë të re.

A ju forcoi kthimi në Norvegji, ambiciet tuaja për t’u bërë lojtar i suksesshëm?
Po, unë kam qenë shumë i njohur si futbollist dhe disa klube më kontaktuan dhe ishin shumë të interesuar.

Si janë kushtet në klubin tuaj të tanishëm, Raufoss? Besoni se ky klub mund të çojë përpara karrierën tuaj?
Ai është një klub shumë serioz, me shumë lojtarë të mëdhenj. Në 2013 kemi qenë në vendin e dytë. Këtë vit mendojmë se do të ngjitemi në ligën e parë.

Në qoftë se ju mund të zgjidhni një ekip kombëtar, do të luani për Shqipërinë, Kosovën ose Norvegjinë? Pse?
Në qoftë se do të kam mundësi për të luajtur për Shqipërinë, atëherë unë sigurisht që do të them po.

Në cilin klub futbolli do të luash brenda pesë viteve?
Shpresoj se do të luaj në nivelin më të lartë. Nuk do të luaja në asnjë klub që s’ka nivel të lartë. Të shohim ç’oferta do vijnë.

A ke ndonjë mësim në lidhje me karrierën tuaj të futbollit, që doni ta ndani me të rinjtë shqiptarë?
Bëni shumë stërvitje, flini mjaft gjumë dhe ushqim të mirë. Mos u dorëzoni!/Blerim Mustafa

Photo credit: VG, Groruddalen (Bent Dalby)

* This article was written by the author in his personal capacity. The opinions expressed in this article are the author’s own and do not represent the view of Leidar

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/evropes-po-i-vjen-nje-zidan-shqiptar-rocky-lekaj-futbollisti-nga-norvegjia-qe-cmend-publikun-dhe-komentatoret-video/

Rocky

Rocky 2

Rocky 3

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s