Ekspozita “Karikaturat për Paqe 2014″ në Gjenevë nga luftërat në Ballkan

expoo2GJENEVË, 16 Maj 2014 – Këtë vit është 100-vjetori i Luftës së Parë Botërore që filloi 28 korrik 1914 dhe zgjati deri më 11 nëntor 1918. Në 28 qershor 1914, Franz Ferdinand të Perandorisë Austro-Hungareze vizitoi Sarajevën për të shënuar ambiciet e perandorisë drejt rajoneve të Ballkanit. Ndërsa Franz Ferdinand ishte në Sarajevë, ai u vra nga Gavrilo Princip një nacionalist 19 vjeçar serb dhe pas vrasjes, Perandoria Austro-Hungareze vendosi te pushtoj Mbretërinë e Serbisë dhe Lufta e Parë Botërore filloi, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë.”

axp1Çdo vit, një ekspozite mbahet në Quai Wilson në afërsi të liqenit të Gjenevës e cila përmban tema të ndryshme të rëndësishme botërore. Këtë vit ekspozita “Karikaturat për Paqe 2014″ është hapur për vizitorët në këtë vend që shfaq karikatura nga gazetarë të ndryshme të cilët kanë vendosur të përdorin talentin dhe humorin e tyre për të shfaqë ndjenjat e tyre për luftërat e shumta që kanë ndodhur nga Lufta e Parë Botërore dhe deri më sot.

Në mesin e shumë karikaturave, dy ishin të përkushtuar për Ballkanin. E para përmban një vështrim për fillimin e Luftës së Parë Botërore me titullin (“Mirë se vini në Ballkan – ky është vendi ku filloi Lufta e Parë Botërore”). E dyta përmban një vështrim për luftërat të shumta në Ballkan dhe tregon se si të gjitha shtetet e Ballkanit janë duke lëvizur një sëpatë të përgjakshme, por ndalohen nga varrezat e viktimave nga luftërat e shumta në rajonin e Ballkanit./ Blerim Mustafa

Photo credit: Cartooning for Peace

* This article was written by the author in his personal capacity. The opinions expressed in this article are the author’s own and do not represent the view of Leidar

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/ekspozita-karikaturat-per-paqe-2014-ne-gjeneve-edhe-me-karikatura-rreth-lufterave-ne-ballkan/

WW1 2

WW1

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s