Eksperti britanik i energjisë: Shqipëria do të përfitojë nga Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP)

Gjenevë, 10 Shtator 2014 – Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), i cili do të transportojë gaz nga Gjiri Kaspik përmes Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë para se të mbërrinte në brigjet e Italisë jugore, do të jetë një investim i mirë për Shqipërinë dhe ekonominë ë saj, thotë eksperti i energjisë nga Mbretëria e Bashkuar dhe instruktor në universitetin prestigjioz Oxford University, Dr Gareth Winrow, në një intervistë për agjensinë e lajmeve Presheva Jonë.

“Shqipëria me siguri do të përfitojë nga ndërtimi i Gazsjellësit TAP. Për herë të parë, Shqipëria do të jetë i lidhur me një rrjet të gazit. Vendi do të jetë në gjendje për të shfrytëzuar një formë të re të energjisë dhe realizimi i Gazsjellësit TAP do të sigurojë disa avantazhe ekonomike, politike dhe strategjike për Shqipërinë.

“Ekonomia do të përfitojë nga zhvillimi i madh infrastrukturor, sigurimin e vendeve të punës, si dhe zgjerimin e investimeve të huaja direkte. Ndërtimi i objekteve të magazinimit të gazit do të rritë rëndësinë strategjike të Shqipërisë. Shqipëria është e destinuar gjithashtu të bëhet një shpërndarës rajonal të energjisë kurë Gazsjellësi TAP do të jetë i lidhur me Gazsjellësin Ionian Adriatic (IAP),” thotë Dr Winrow për agjensinë e lajmeve Presheva Jonë.

Projekti është aktualisht në fazën e planifikimit, por ndërtimi pritet të fillojë në vitin 2016.

Gazi natyror, nga fushat e pasura me gaz në Azerbajxhan, është e destinuar për të arritur në tregun evropian për të siguroar qasje më të besueshëm të energjisë.

Realizimi i Gazsjellësit TAP nuk do të sfidojë dominimin e energjisë të Rusisë

Bashkimi Evropian (BE) është aktualisht e varur nga Rusia dhe vendet e tjera si Norvegjia dhe Algjeria për importet e energjisë. Marrëdhëniet të trazuara mes Moskës dhe Ukrainës në një numër rastesh kanë reduktuar importet e energjisë të BE-së për shkak të mosmarrëveshjeve rreth pagesave dhe borxheve mes dy shteteve.

Ndërtimi i Gazsjellësit TAP nuk pritet të reduktojë ndjeshëm varësinë e energjisë së BE-së ndaj Moskës, megjithatë, Dr Winrow beson se tubacioni do të sjellë përfitime në ekonomitë e shteteve të Evropës Juglindore:

“BE-ja importon mbi 60% të gazit të saj, me një të tretën e importeve vijnë nga Rusia. Gazpromi llogaritet për 27% të konsumit të BE-së. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), nevojat e gazit të BE-së janë parashikuar të rriten nga rreth 520 bcm (miliard metër kub) në vit në mbi 620 bcm në vitin 2030.

“TAP do të këtë një ndikim të vogël në kërkesën e energjisë së BE-së. Megjithatë, projekti TAP do të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonomitë e vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Greqinë. Ekzistojnë gjithashtu projekte për të lidhur Gazsjellësin TAP me azsjellësin të ardhshëm të IAP për të pasur akses të plotë në tregjet e tjera në Ballkan. Bullgaria gjithashtu mund të lidhet me Gazsjellësin TAP nëpërmjet pjesë të projektit që lidh Greqinë me Bullgarinë,” thekson Dr Winrow për agjensinë e lajmeve Presheva Jonë.

Në momentin kur BE kërkon të diversifikoj varësinë e saj të energjisë nga Moska, përfundimi i Gazsjellësit TAP nuk pritet të zvogëlojë dominimin e gazit rus në Evropë.

Megjithatë, në qoftë se TAP mund të jetë i lidhur me tubacionet e tjera të rajonit, varësia e BE-së nga gazi rus do të reduktohet dhe do të lejojë BE të marrë qasje të qëndrueshme të energjisë:

“Në shikim të pare, realizimi i projektit TAP nuk do të përbëjë një sfidë të menjëhershme në dominimin e Rusisë mbi tregjet e gazit në Evropë. Në 2013, Gazprom ka dorëzuar mbi 130 bcm të vendeve anëtare të BE-së. Kapaciteti fillestar vjetor i Gazsjellësit TAP do të jetë 10 bcm, edhe pse qëllimi është për të zgjeruar kapacitet vjetor përfundimisht në 20 bcm.

“Megjithatë, rëndësia e TAP-it është se përfundimi i saj, së bashku me ndërtimin e tubacionit Trans-Anatolian Gas (TANAP) në të gjithë Turqinë dhe zgjerimin e Gazsjellësin në Kaukazin e Jugut nga viti 2019, do të shënojë fazën e parë të zhvillimit të Korridorit Jugor të Gazit (SGC).

“Zyrtarët e BE-së janë duke shpresuar se SGC do të reduktojë varësinë e Europës nga importet e gazit të Rusisë. SGC mund të zgjerohet më tej për të përfshirë më shumë importet e gazit nga Azerbajxhani, si dhe ndoshta nga pjesën kurdë të Irakut, Turkmenistani dhe madje edhe nga Izraeli dhe Irani. Përveç TAP, kjo do të kërkonte ndërtimin e lidhjeve të tjera të tubacionit në pjesën perëndimor të Turqisë në Evropë,” thotë Dr Winrow për agjensinë e lajmeve Presheva Jonë.

Fizibiliteti i Gazsjellësit “Rrjedha e Jugut” duhet të rikonsiderohet

Një tjetër projekt i tubacionit të gazit që pritet të kalojë nëpër Ballkan është tubacioni shumë i kontestuar “Rrjedha e Jugut” të iniciuar nga Moska.

Tubacioni pritet të transportojë gaz nga Rusia përmes Bullgarisë, Serbisë, Hungarisë dhe Sllovenisë para se të arrijnë në Austri. Qeveria bullgare ka vendosur të ndalojë negociatat për të ndërtuar tubacionin në territorin e saj. Dr Winrow beson se ndërtimi i tubacionit nuk ka gjasa të ndodhë dhe mund të japë Ukrainës më shumë fuqi në të ardhmen për të reduktuar varësinë e saj ndaj Rusisë:

“Në kontrast me TAP, fizibiliteti i Gazsjellësit Rrjedha e Jugut duhet të rikonsiderohet. Projekti ka mbështetjen të vazhdueshme nga kompani të mëdha të energjisë të tilla si ENI, Wintershall dhe EDF të cilët janë duke punuar së bashku me Gazprom në projektin madhor të tubacionit të gazit e cila do të anashkalojë Ukrainën.

“Projekti ka gjithashtu mbështetjen e kompanisë austriake OMV. Në vitin 2010, Moska dhe Vjena kanë nënshkruar një marrëveshje ndërqeveritare për të lidhur Rrjedhën e Jugut me qendrën të energjisë në Baumgarten në Austri. Edhe para krizës aktuale në Ukrainë, Rrjedha e Jugut ishte kundërshtuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, sepse projekti i tubacionit ishte në kundërshtim me dispozitat e të ashtuquajturës Paketës së Tretë të Energjisë të BE-së,” thotë Dr. Winrow.

Ekpserti gjithashtu shton se situata e përkeqësuar në Ukrainën Lindore do të komplikojë më tej finalizimin e tubacionit Rrjedha e Jugut. BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të përfshirjes së Moskës në trazirat e këtij viti në Krime dhe në Ukrainën Lindore:

“Përkeqësimi serioz në marrëdhëniet midis shteteve anëtare të BE-së dhe Rusisë mbi Ukrainën do ta bëjë shumë më të vështirë për të realizuar projektin Rrjedha e Jugut në të ardhmen. Duke pasur parasysh vendimin e fundit të Bullgarisë për të ngrirë bisedimet mbi ndërtimin e Rrjedhës së Jugut në të gjithë territorin e saj, si rezultat i opozitës nga Brukseli, Rrjedha e Jugut mund të anashkalojë Bullgarinë dhe në vend të kalojë përmes Turqisë.

“Por, për të arritur në tregjet në Evropën Qendrore, Rrjedha e Jugut ende do të duhet të kalojë në territorin e Greqisë, anëtare e BE-së, dhe austriakët kanë nevojë për të bindur Komisionin Evropian që marrëveshja e tyre bilaterale me Moskën nuk ka shkelur dispozitat e Pakos së Tretë të Energjisë.

“Duke pasur parasysh rrethanat aktuale, Rrjedha e Jugut mund të vendoset në një pritje të pacaktuar. Kjo pastaj do të japë Ukrainës një mundësi për të reduktuar varësinë e saj ndaj Rusisë duke pasur parasysh se aktualisht Gazprom sjell gaz për tregjet në Evropë përmes rrjetit të tubacioneve që shtrihen në të gjithë territorin e Ukrainës,” përfundon Dr Winrow në intervistën e tij për agjensinë e lajmeve Presheva Jonë. / Blerim Mustafa

Photo credit: http://www.aragec.com, Voice of America Editorials

* This article was written by the author in his personal capacity. The opinions expressed in this article are the author’s own and do not represent the view of Leidar

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/eksperti-britanik-i-energjise-shqiperia-do-te-perfitoje-nga-ndertimi-i-gazsjellesit-trans-adriatik-tap/

Gareth Winrow

TAP 1

TAP 2

TAP 3

TAP 4

TAP 5

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s