E drejta për vetëvendosje si një shprehje e të drejtës individuale dhe kolektive për demokraci

dezajajah.11png

New York, 28 Tetor, 2014 – “E drejta ndërkombëtare është dinamike dhe zhvillimin e saj progresiv dëshmon se vetëvendosja nuk mbaron me dekolonizimin. Në të vërtetë, ka shumë popuj indigjenë, popuj pa vetëqeverisje, grupe etnike që ende aspirojnë për vetëvendosje, për të marrë pjesë në vendimmarrje, pa diskriminim..” raporton agjencia e lajmeve Presheva Jonë.

Dr. Alfred de Zayas, Eksperti i Pavarur i OKB-së për promovimin e rendit demokratik dhe të barabartë, propozon që shtetet-anëtare të OKB-së duhet të marrin masa për të zbatuar më mirë drejtën për vetëvendosje.

Kjo deklaratë u bë gjatë prezantimit të raportit të tij të fundit që u dorëzua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sod në Nju Jork, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Popujt kanë të drejtë të përfitojnë nga precedentët e krijuar nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe të luftërave në ish-Jugosllavi, e cila rezultoi në shtete të reja, duke lejuar popujt të realizojnë qëllimet e tyre për arritjen e pavarësisë. “Sigurisht, vetëvendosja mund të ushtrohet me anë të autonomisë ose të federalizmit, por shqetësimi kryesor është për të siguruar që popujt të jenë në gjendje të ushtrojnë të gjitha të drejtat e tyre njerëzore, duke përfshirë edhe të drejtën për të përcaktuar formën e tyre të qeverisjes dhe për të vendosur për përdorimin e burimet e tyre natyrore,” thotë Dr. de Zayas ekskluzivisht nga Nju Jorku për Presheva Jonë.

Sipas ekspertëve të njohur të së drejtës ndërkombëtare, e drejta për vetëvendosje është bërë jus cogens, një parim ligjërisht e detyrueshme për shtetet.

Prandaj, ekspert i pavarur i OKB-së e konsideron të drejtën për vetëvendosje të jetë një parim themelor për ushtrimin e të drejtave të njeriut për popujt, pakicat, popujve indigjenë dhe individë të tjerë, në përputhje me parimet demokratike.

“Në thelbin e saj, e drejta e vetëvendosjes do të thotë se individët dhe popujt duhet të jenë në kontroll të fatit të tyre dhe duhet të jenë në gjendje të jetojnë sipas identiteteve të tyre, qoftë brenda kufijve të shteteve ekzistuese ose përmes pavarësisë. “E drejta për vetëvendosje është një shprehje e të drejtës individuale dhe kolektive për demokraci,” Dr. de Zayas thekson në raportin e tij.

Parimi i integritetit territorial nuk është një normë e pamohueshëme

Edhe pse pjesa më e madhe e botës është dekolonizuar, pas dhënies së pavarësisë të territoreve të kolonizuara në Afrikë, Azi dhe kontinente të tjera, popujt dhe pakicat vazhdojnë të aspirojnë për pavarësi, ose për të kërkuar bashkimin me një shtet tjetër, shpesh në prag të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut nga ana e qeverive. Në mars 2014 Krimeja ka mbajtur një referendum, ku shumica votuan për për t’u bërë pjesë e Rusisë, e cila inkurajoi shqiptarët e Luginës së Preshevës të kërkojnë bashkimin me Kosovën.

Më tutje, më 19 tetor, më shumë se 100,000 Katalan dolën në rrugët e Barcelonës duke kërkuar një referendum për pavarësi, e cila do të lejojë banorët e saj të përcaktojnë ardhmen politike të Katalonjës.

Ndërsa parimi i integritetit territorial promovon stabilitetin dhe respektin kufijtë e përcaktuara midis shteteve, Dr. de Zayas thekson së parimi i ruajtjes së integritetit territorial duhet të jetë e balancuar kundrejt parimeve kryesore të së drejtës ndërkombëtare të tilla si e drejta për vetëvendosje dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

“Ka mënyra të shumta për kërkim të vetëvendosjes. Një kuptim ka të bëjë me legjitimitetin për të zgjedhur, në mënyrë që çdo populle mund të zgjedh formën e qeverisjes që konsiderohët si të përshtatshme më kulturën dhe traditat e saj. Një perspektivë tjetër fokusohet në të drejtën e dy ose më shumë popujve për të unifikuar në një shtet të vetëm.

“Duhet të rikoujtohet se gjatë dekadave të fundit shumë konflikte të armatosura kanë qenë të shkaktuar nga mohimi i paarsyeshëm të vetëvendosjes. Prandaj zbatimi i vetëvendosjes duhet të shihet si një strategji për të parandaluar konfliktet,” thekson Dr. de Zayas në raportin e tij për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë./ Blerim Mustafa

Photo credit: OHCHR

* This article was written by the author in his personal capacity. The opinions expressed in this article are the author’s own and do not represent the view of Leidar

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/dr-alfred-de-zayas-e-drejta-per-vetevendosje-eshte-nje-shprehje-e-te-drejtes-individuale-dhe-kolektive-per-demokraci/

Alfred de Zayas Blerim

Alfred de Zayas Self-det 2

Alfred de Zayas Self-det

Self-det 3

Self-det 4

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s