Balkanspring promovohet në Malmö të Suedisë

balakana

 Malmö, 25 Maj 2014 -Liridona Gashi nga Athene Prosjektledelse, Norvegji tha se Balkanspring është një mundësi për zhvillim ekonomik. “Në një shtet të vogël si Kosova, dhe njëkohësisht me një diasporë të madhe, ekzistojnë shumë mundësi për të zhvilluar dhe përforcuar sektorë të ndryshëm të shtetit, e posaçërisht atë ekonomik”, tha Liridona Gashi, raporton agjencia e lajmeve Presheva Jonë.

Dyqani digjital Balkanspring.com u promovua të shtunën më 24 maj 2014 në pavijonin  Morsika në Malmö të Suedisë

Balkanspring është një nga projektet e kompanisë norvegjeze Athene Prosjektledelse, përkatësisht Athene Kosovo – degës së saj në Kosovë. I pranishëm në promovimin e Balkanspring.com ishte edhe Jetish Jashari zëvendës ambasador i Republikës së Kosovës në Suedi. Ky dyqan online iu mundëson prodhuesve dhe dizajnerëve kosovarë që produktet e tyre t’jua shesin online konsumatorëve global.

Liridona Gashi nga Athene Prosjektledelse, Norvegji tha se Balkanspring është një mundësi për zhvillim ekonomik. “Në një shtet të vogël si Kosova, dhe njëkohësisht me një diasporë të madhe, ekzistojnë shumë mundësi për të zhvilluar dhe përforcuar sektorë të ndryshëm të shtetit, e posaçërisht atë ekonomik”, tha Liridona Gashi.

Ndërkaq Jetish Jashari zëvendës ambasador i Republikës së Kosovës në Suedi tha se “Kosova duhet të krenohet me potencialin njerëzor që ka, dhe po të investohet dhe të jepet mundësia për ta dëshmuar kreativitetin dhe potencialin, do të arrijmë të kemi një ekonomi të zhvilluar dhe Balkanspring është mundësia për ta treguar potencialin tonë në botë”.

Kurse Sara Fusha menaxhere e projektit të Balkanspring në Kosovë shtoi se “qëllimi i Balkanspring është t’ju ndihmojë prodhuesve të Kosovës ti shesin produktet e tyre jashtë vendit sepse këto produkte dhe këta prodhues e meritojnë një gjë të tillë sepse kanë kualitet dhe kanë potencial të konkurrojnë në tregun europian dhe Balkanspring është mundësi e mire”.

balkananmPromovimi i Balkanspring.com vazhdoi me ekspozitën e produkteve që mund të blihen në Balkanspring. Aty u paraqiten kreacionet e prodhuesve që janë pjesë e Balkanspring.com. Prezantimi u pasua me koktej të shoqëruar nga tingujt e performancës muzikore nga Dardan Bakraqi dhe Dan Linden.

Sara Fusha trëgon për Presheva Jonë se klientët janë kryesisht nga Skandinavia: “Deri tani jane nje numer i konsiderueshëm I klientëve që kanë blerë në Balkanspring, duke përfshirë edhe klientë lokal në Kosovë, por natyrisht më së shumti ndërkombëtarë të cilët vijnë nga Norvegjia.”

Balkanspring.com përfshinë afro 40 prodhues dhe dizajnerë nga Republika e Kosovës, ku synimi kryesor është ti ofrojë produktet e tyre online drejt klientëve anembanë botës, por edhe tek ata në Ballkan.

Balkanspring është një platformë online e dedikuar të sjellë një gamë të gjerë të produkteve nga Kosova të punuara me dorë si ato moderne deri tek ato tradicionale si rroba, këpucë, akcesorë, dhurata, magazina dhe produkte të bukurisë.ballka1 /Blerim MUSTAFA

 Photo credit: Balkan Spring

* This article was written by the author in his personal capacity. The opinions expressed in this article are the author’s own and do not represent the view of Leidar

Link to original article (Presheva Jone, also available below): http://www.preshevajone.com/balkanspring-promovohet-ne-malmo-te-suedise/

From Balkanspring’s official Facebook account (link: https://www.facebook.com/Balkanspringcom/?fref=ts):

Balkanspring thanking me.JPG

Liridona

Liridona 2

Liridona 3

Liridona 4

PJ komente

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s